E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen dokumentet e tenderit te Rusmalit

TIRANE - Tenderi per ndertimin e spitalit te burgut ne Durres, rreth te cilit eshte zhvilluar dhe biseda mes vellait te ish-ministrit te Drejtesise dhe ish-kreut te Policise se Burgjeve, eshte bere pjese e hetimit te prokurorise. Hetimi i nisur pas publikimit ne media te bisedes se pergjuar mes Edmond Rusmalit dhe Zija Tefericit, tashme eshte orientuar ne dokumentacionin e tenderit. Burime nga prokuroria thane dje per "Korrierin", se eshte sekuestruar i gjithe dokumentacioni i paraqitur ne tender, i cili do t'i nenshtrohet verifikimit te imtesishem. Pas marrjes se deshmive te ish-kreut te burgjeve, Saimir Shehrit, i cili denoncoi publikisht pergjimin; Zija Tefericit, ish-kreu i Policise se Burgjeve, njekohesisht dhe kreu i komisionit te vleresimit te ofertave dhe Edmond Rusmailit, vellai i ministrit te Drejtesise, tashme te dorehequr, prokuroria kerkoi dokumentacionin e paraqitur nga firma "Lika" dhe procedurat e tenderit, te cilat mberriten rreth tri dite me pare ne organin e akuzes. Nga verifikimet e para, sipas prokurorise, rezultoi se firma, emri i te cilit eshte permendur edhe ne biseden e pergjuar, ka marre pjese ne tenderin per ndertimin e spitalit te burgut ne qytetin e Durresit dhe eshte skualifikuar per mungesa ne dokumentacion. Organi i akuzes aktualisht eshte duke verifikuar gjithe dokumentet e tenderit, shqyrtimi i te cilave kerkon disa dite kohe dhe me pas do te vendose per vijimesine e metejshme te hetimeve. Rreth nje muaj e gjysme me pare, ish-kreu i burgjeve, Saimir Shehri, publikoi biseden e pergjuar mes ish-drejtorit te Policise se Burgjeve, Zija Tefericit (i shkarkuar me urdher te ministrit Rusmali) dhe vellait te ministrit, Edmond Rusmali. Publikimi i pergjimit u pasua me doreheqjen e ministrit te Drejtesise dhe nisjen e hetimit nga prokuroria. L.Bakillari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›