E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen mbi 100 kg drogë në Itali, përfundon në pranga shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni në Luginën Vibrata. Ai u kap në flagrancë duke trafikuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit ndaj tij u gjetën dhe u sekuestruan mbi 100 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, përfshirë hashash, kokainë dhe heroinë, si edhe një sasi e konsiderueshme mjete prerëse.

Vlera e lëndës narkotike në treg, nëse do të shitej me pakicë, llogaritet të kalojë 5 milionë euro.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se detajet e operacionit po mbahen ende konfidenciale, pasi hetimet janë në vijim me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shqiptari u arrestua dhe u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›