Sekuestrohen pasurite e Albino Prudentinos

Prokuroria vendos shiritin e sekuestrimeve te dy pasurive te paluajtshme te anetarit te Sacra Corona UNita Albino Prudentinos. Duke zbatuar ligjin antimafia organi i akuzes ka bere te mundur sekuestrimin e pasticerise ne Vlore Piazza Italia si dhe resort Arturit e cila ndodhet ne afresi te Petreles ne aksin rrugore Tirane -Elbasan . Sipas nje njoftimi per shtyp te prokurorise se Pergjithshme mesohet se ne kuader te luftes kunder ne daten 01.10.2010 eshte regjistruar nga Prokuroria Gjyqesore e Rrethit Vlore ceshtja penale per pastrim parash ne ngarkim te italianit Albino Prudentino i akuzuar si pjesetar i grupit mafioz Sacra Corona Unita.
Paralelisht me hetimin nga Prokuroria Gjyqesore e rrethit Vlore behet e ditur se Prokuroria e Krimeve te Renda po kryen aktivitetin e saj procedurial ne zbatim te ligjit Antimafia per hetimin pasuror te pasurive te Albino Prudentinos.
Hetimi ka nisur fillimisht per shtetasin italian Albino Prudentino per te cilin ka edhe nje mandat arresti nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces. Hetimi per pasurite e Albino Prudentinos eshte shtrire edhe per pasurite e personave te tjere te cilet rezultojne te kene lidhje me te.
Sipas prokurorise nuk perjashtohet mundesia edhe e sekuestrimit te pasurive te tjera qe jane te regjistruar ne emer te Prudentinos si ne Tirane ashtu edhe ne Vlore ku ai ka shtrire aktivitetin e tij duke perdorur sipas burimeve para te ardhura nga aktivitete kriminale.