E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Tafilit jo thjesht nje arratisje



Largimi i Admir Tafilit nga ruajtja e tete punonjesve te policise te burgut te Shenkollit ne Lezhe nuk eshte thjesht vetem nje arratisje.

Hetimet e zhvilluara nga nje grup special hetimor deri tani kane zbuluar vertete nje superskandal te ndodhur ne kete burg dhe bashkepunimi i personave te ndryshem nga jashte me punonjesit e burgut eshte vetem nje pjese shume e vogel e ketij skandali.

Burime nga ky grup hetimor bejne te ditur per Ora News se te gjitha te dhenat e deri tanishme operative dhe deklaratave te deshmive konvergjojne ne ate qe eshte investuar qe personi i arratisur te kryeje nje tjeter krim duke u arratisur nga burgu i Shen Kollit.

Tashme hetuesit jane duke grumbulluar provat e mjaftueshme per kete version dhe nese ai vertetohet jo vetem ne rruge operative por edhe me prova drejtesia shqiptare pritet te vihet ne prove per te zgjidhur ligjerisht nje nga ngjarjet me te renda te ndodhur ne burgje gjate viteve te fundit.

Pika me delikate e ketij hetimi eshte korrupsioni dhe dhenia e rryshfetit nga jashte burgut per gardianet dhe punonjesit e administrates se ketij burgu per dhenien e lejes se tij. Burimet e grupit hetimor bejne te ditur se ekspertet e antikrimit jane duke punuar per te vertetuar pikerisht keto te dhena.

Hetimin e veshtireson fakti qe i akuzuari kyesor Admir Tafili eshte ende i lire dhe kerkimet ndaj tij nuk kane sjelle rezultat. Por megjithate kjo nuk po i pengon hetuesit te punojne per te mbledhur fakte dhe prova per te konfirmuar versionin e mesiperm nje version qe as me shume e as me pak ben publike nje superskandal ne administraten e burgjeve te Shen Kollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›