Sekuestrohen pronat e ish kreut të sindikatave,Valer Xheka
TIRANE- Ditën e sotme u ekzekutua Vendimi i Gjykatës për vendosjen e sekuestros së pronave dhe llogarive bankare të shtetasit Valer Behar Xheka, vjeç 61, banues në Tiranë si dhe të familjarëve të tij.
Operacioni i koduar Sindikalisti”, u finalizua nga Sektori Kundër Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit. Deri në këto momente, është bërë sekuestrimi i një sasie prej rreth 278.823 USD, 98.045 Euro dhe 400.000 Lekë (të rinj).
Po ashtu janë sekuestruar 3 ndërtesa me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në Tiranë.
Nga një hetim intensiv dhe profesional ka rezultuar se shtetasi Valer Xheka gjatë kohës që drejtonte BSPSH-në, nëpërmjet “Shpërdorimit të Detyrës”, ”Mashtrimit” dhe ”Falsifikimit të Dokumenteve”, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme ish shtypshkronjën “11 Shkurti” konkretisht: Tre ndërtesa, një njëkatëshe, një dykatëshe dhe një trekatëshe me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në vendin e quajtur “Kodra e Priftit” Tiranë, të cilat ishin prona të BSPSH-së.
Pronat e mësipërme shtetasi Valer Xheka, në mënyrë të kundërligjshme ua kalonte të afërmve të tij dhe më pas këta familjarë ia kalonin sërish shtetasit Valer Xheka me Çertifikatë Pronësie.
Nga Sektori kundër Pastrimit Parave në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për dokumentimin e gjithë aktivitetit të tij kriminal.
(ma.ar/BalkanWeb)