E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vdekja e Leka Zogu I nje humbje per kombin

Mbledhja e qeverisë ka nisur sot me ngushëllimin e Kryeministrit Sali Berisha për vdekjen e Leka Zogu I.

Kryeministri deklaroi se “ Leka Zogu i lindi në Shqipëri por u mbrujt me ndjenjat e atdheut në mërgim. Ishte mbështetës i përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet. Pas hapjes së vendit në vitin 1997, u dekretua nga Presidenti referendumi popullor për t’u dhënë qytetarëve shqiptarë mundësinë e përzgjedhjes së tyre, duke u thënë se përzënia e Mbretit, ose mohimi i të drejtës për kthim ishte një ndër veprimet më arbitrate të Enverit dhe klikës së tij. Mbreti Zog u largua nga Shqipëria siç u larguan mbretërit e tjerë, nga mbretëritë e pushtuara, por Mbreti Zog qëndroi në të gjithë kohën në anën e koalicionit antifashist”

Kryeministri më tej nënvizoi se forcat dhe mbështetësit e tij luftuan me trimëri të udhëhequra nga Abaz Kupi. Luftuan me trimëri në portin e Durrësit më 7 prill. Më pas këto forca vijuan luftën për çlirimin e vendit deri në vitin e fundit të saj.
Kryeministri nënvizoi me tej se Lufta Nacional Çlirimtare, mori dhe aspektin e saj vëllavrasës, siç dëshmojnë dokumente të panumërta dhe ajo kishte vetëm një qëllim, Enver Hoxha të garantonte me çdo kusht pushtetin.

“Por legalistët, mbretërorët, luftuan me vendosmëri të madhe pushtuesit nazifashistë gatë të gjitha viteve të pushtimit. Parlamenti shqiptar në vitin 2003 votoi ligjin ku i njihet atributet familjes mbretërore dhe ky ishte një vendim shumë i drejtë. Duhet të theksoj këtu se referendumi u bë në flakët e rebelimit komunist dhe nuk mund të konsiderohet si çështje e mbyllur, sepse e vërteta është padiskutim se me atë referendum dominoi parimi Stalinist, ju votoni se numërimin e votave e bëj unë. Ajo që është reale shqiptarët votuan masivisht nga Konispoli në Vermosh për Mbretin e tyre. Nuk kapi kuotën por atë e përcaktuan ata të cilët manipuluan dy javë rrjesht6 votat e referendumit.”, tha kreu i qeverisë.

Berisha ta se sot ditë është ditë e veçantë, ditë tjetër, shqiptarët humbën një nga personalitet më të mëdha të historisë së tyre politike.
“Në ligjin e Parlamentit është detyrimi për përfshirjen në protokollin shtetëror të familjes mbretërore, ndaj dhe vendi e kombi do ta përcjellin Mbretin Leka I, me detyrimet atributet që i përkasin një mbreti jo në detyrë. Për këtë qëllim krijohet komision shtetëror, i kryesuar nga ministri Haxhinasto. E shtuna do të jetë ditë zie kombëtare në të gjithë spektrin e ditës së zisë të nivelit mbretëror”, tha Berisha. Më pas për të nderura kujtimin e mbretit Leka kryeministri ftoi anëtarët e Këshillit të ministrave të mbajnë një minutë heshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›