E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen sende të ndaluara në IEVP Vlorë

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se, në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u zhvillua sot një aksion kontrolli në IEVP Vlorë.

Kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve të Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat në zbatim të urdhrit të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.

Sipas njoftimit, thuhet se gjatë kontrollit u verifikuan regjimi i brendshëm dhe ai i jashtëm, përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta.

“Nga kontrolli i ushtruar, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital të pavulosur, si dhe u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale”, theksohet në njoftim.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të ligjshmërisë.


/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›