E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për bombë në një qendër tregtare, Policia: Nuk u konstatua asgjë e paligjshme

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Policia e Tiranës ka reaguar sonte pas alarmit pêr bombë në një  qendër tregtare në kryeqytet.

Në njoftimin për mediet, policia sqaron se: “rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30”.

“Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme”, deklaroi Policia e Tiranës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›