Sekuestrohet 167 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

Sekuestrohet 167 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Sipas informacioneve droga është kapur në Filat të Igumenicës dhe dyshohet se kishte hyrë në shtetin Helen nga Konispoli.
Sipas policisë greke, sasia e drogës është kapur në një automjet në pronësi të një shtetasi shqiptar por drejtohej nga një 29-vjeçar grek i cili u arrestua.
Gjithashtu policia greke ka shpallur në kërkim shtetasin shqiptar ndërsa po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.