E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek: Veriu pjesë e Kosovës

18-10-2012 / Gazeta 55

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, intervistë për Radion “Evropa e lirë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se veriu do të jetë pjesë e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuara nga BE. Por, në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ajo ka përjashtuar ndarjen si opsion, dhe ka thënë se për këtë tashmë është dhënë një garanci nga Komisioni Evropian, që e ka vënë në strategjinë për Zgjerim formulimin “integriteti territorial i Kosovës”. Nisjen e studimit te fizibilitetit nga ana e BE për Kosovën, Lunaçek tha se ajo që ka thënë Komisioni ka qenë e qartë. Por, ajo ka vënë theksin edhe tek kriteret që duhen plotësuar. “Sa i përket veriut, mendoj se ai do të shtrohet në tavolinë në dialogun mes Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së. Kryeministrja e BE-së, siç e quaj unë, zonja Catherine Ashton, tashmë marrë udhëheqjen në këtë çështje. Është e qartë për BE-në, se kjo nuk ka të bëjë me ndarjen e Kosovës, veriu i Kosovës është pjesë e territorit të Kosovës por ekziston kërkesa për Serbinë, e cila duhet që të heqë dorë nga strukturat paralele të cilat i financon. Ky është kushti për Serbinë që të nisë negociatat për anëtarësim. Këtë duhet ta bëjë Serbia, si dhe gjithashtu ta zbatojë IBM-në, Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ka qenë pjesë e marrëveshjeve të pranverës së këtij viti dhe që së fundi u nënshkrua nga qeveria e re”, ka thënë Lunaçek.
Lidhur me përfshirjen e Kosovës në dialogun për liberalizimin e vizave, Lunaçek tha se aktualisht një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. “Qeveria e Kosovës duhet të zbatojë të gjitha ato që kërkohen me qëllim të dhënies së regjimit të lirë të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lunaçek.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›