E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet drogë në Kapshticë, po çohej në Greqi

Policia lokale bëri me dije se është arrestuar shtetasi Gugash  Ibrahim Salla 19-vjeç banues në fshatin Dobresh të Tiranës.

Ditën e djeshme ne vendin e quajtur “Lugina e Madhe” në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë, strukturat e policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin e sipërpërmendur dhe gjatë kontrollit të ushtruar në një çantë sportive që ai mbante me vete i është gjetur sasia e lëndës narkotike.

Nga veprimet procedurale të kryera ka rezultuar se bima narkotike e sekuestruar kishte si destinacion qytetin e Kosturit në shtetin grek. /Start/

                                                                                             2011-11-14 09:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›