E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja mafioze: Biznesmeni, në dosjen e bandës së Durrësit

Adriatik Coli

Dëshmia e të penduarit Adriatik Coli: Gent Gashi mori 100 mijë euro për kokën e Lul Berishës.

Biznesmeni Gentian Zguri (Gashi), i vrarë të dielën me një plumb në kokë në Durrës, dyshohet se ka pasur të bënte në të kaluarën e tij me bandën e Durrësit. Historia duket se fillon që në kohën kur ai u dënua për drogë në Itali dhe vazhdon më tej me disa ngjarje të ndodhura në qytetin e Durrësit, përfshi edhe një atentat ndaj Lulzim Berishës.  Grupi hetimor i Policisë së Durrësit, i ngritur të dielën menjëherë pas vrasjes së 35-vjeçarit, mësohet se i ka përqendruar hetimet edhe në lidhjet e viktimës me disa prej anëtarëve të bandës së Durrësit. Sipas thënieve të të penduarit të bandës së Durrësit, Gentian Gashi dyshohet të jetë implikuar edhe në disa ngjarje të tjera kriminale. Nga të dhënat hetimore, dyshohet se Gashi është përfshirë në një atentat që ishte planifikuar kundër Lulzim Berishës, atentat i ndodhur pak kohë pas vrasjes së Klodian Saliut, por në përfundim nuk është realizuar. Sipas grupit hetimor, Gashi është një nga personat që ka transportuar Adriatik Colin me një automjet në drejtim të Shkodrës, pasi ky i fundit ka kryer vrasjen e Ilir Koldashit, në Tiranë. Dy ditë pas vrasjes në Durrës të biznesmenit 35-vjeçar, grupi hetimor ka ngritur si një pistë tjetër që mund të çojë drejt zbardhjes së vrasjes, edhe miqësinë e tij me anëtarët e bandës së Durrësit dhe shërbimet që ai ka bërë për ta. Sipas burimeve nga policia, Gashi është njohur me vëllanë e Klodian Saliut, Arjan Saliun, në një burg në Itali, pasi të dy ishin arrestuar për trafik droge. Duke qenë se kishin qëndruar disa muaj në të njëjtën qeli, Gashi dhe Saliu ishin miqësuar dhe, në këtë mënyrë, pasi është liruar Gentian Gashi, ka takuar më pas vëllanë e tij, Klodian Saliun. Të njëjtat burime pohuan se Gentian Gashi është përfshirë në dy ngjarje, që janë kryer rreth 6 vite më parë nga anëtarët e bandës së Durrësit. Emri i tij është përmendur edhe nga deklarimet që ka dhënë i penduari Adriatik Coli, deklarime që janë përfshirë në konkluzionet përfundimtare të organit të akuzës. Më poshtë ndodhen episodet e rrëfimit të Adriatik Colit, ku përmendet emri i biznesmenit, të cilin i penduari e citon me emrin Gent Gashi. Coli e ka përmendur 35-vjeçarin fillimisht në atentatin kundër Lul Berishës, të cilin sipas të penduarit pasi e mori përsipër për 100 mijë euro, Gashi nuk arriti ta realizojë, duke hequr dorë e madje duke kthyer paratë.
ATENTATI NDAJ LUL BERISHES
Emri i Gentian Gashit përmendet nga i penduari Adriatik Coli gjatë deklarimeve të tij, në lidhje me atentatin e kryer ndaj Lulzim Berishës, pas vrasjes së Klodjan Saliut në vitin 2005. Në deklarimet e tij rreth kësaj ngjarjeje, Coli shprehet: Pas varrimit të Klodian Saliut, tek shtëpia e vjetër e Klodianit qëndroja unë, Endrit Dokle, Shkëlqim Saliu, Gaz Begu, Altin Begu, Moisiu, si dhe Rid Xhunga, vëllai i Ilir Xhungës. Tek te shtatat e Klodian Saliut vjen. Aty ndodheshim unë, Endrit Dokle, Shkëlqim Saliu. Endrit Dokle e merr veç nesh dhe e çon tek dhoma e gjumit ku bisedojnë për të vrarë Lulzim Berishën. Genti i kërkon Endrit Dokles makinë, armë dhe një kapar (një shumë lekësh). Pasi bisedojnë, Genti bie dakord me Endritin, vijnë tek dhoma e pritjes ku po rrinim ne, qëndron pak dhe ikën. Pyesim Endritin që kishin bërë muhabet më parë, që të na gjente njerëz për të vrarë Lulzim Berishën. Genti kishte rënë dakord që të gjente njeri për të vrarë Lulzim Berishën. Këto na i tha Endriti pas bisedës që bëri. Shuma që do të jepej ishte 100 mijë euro. Atë kohë, Endriti merr Landin në telefon, që merret me tregti makinash në Shijaku, ku ka një servis tek autostrada që hyn nga Rruga e Durrësit për në Tiranë. … Landi gjen makinën tip Pasat, ngjyrë ulliri e hapur, tip i ri dhe e merr në telefon Endritin. I thotë që makinën e kam gjetur. Kjo ndodhi pesë ditë pasi kishin kaluar të shtatat. Ne ndodheshim tek shtëpia e vjetër e Klodian Saliut, unë, Çim Saliu, Altin Begu, Endrit Dokle, Rid Xhunga dhe Gazi. Ishte pasdite kur Endrit Dokle e kishte lënë me Landin për të shkuar që të merrnin makinën Pasat. Kështu që ne morën një karrotrec që ndodhet në lagjen time, sepse makina Pasat ishte e vjedhur, pasi i kërkuam makinë të vjedhur Landit. … E bëra unë për të marrë karrotrecin pasi do transportonim një makinë të prishur në autostradë dhe ai pranoi. Ai tha kushton rreth 80 mijë lekë dhe i thashë se ska problem. Unë ndodhesha me Endrit Doklen dhe Altin Begun. Po lëviznim me benzin tim 2500 ngjyrë blu, targa DR 1635 C. U nisëm për në Tiranë, ecëm rrugës drejt për në hyrje të Tiranës, morëm djathtas ku është një karburant përpara, u futëm në një rrugicë, parkuam dhe i thamë që ta zbriste aty Pasatin. Më pas mbyllëm makinën aty tek ajo lagje para një apartamenti. I dhamë lekët karrotrecit dhe ai u largua. Unë, Altin Begu dhe Endrit Dokle shkuam tek shtëpia e Endritit që ndodhet tek 21-shi, tek kryqëzimi. Në darkë, Endrit Dokle merr në telefon dhe i thotë që porositë tuaja i kemi marrë. Genti i thotë që do të vijë vonë në darkë. Rid Xhunga vjen për në Tiranë sipas porosisë që i dha Endrit Dokle që të sillte Skorpionsin dhe pistoletën Beretë tip i vjetër, e vogël. Ridi i sjell me makinë dhe ikën. Se me çfarë makine i sjell nuk më kujtohet, por i solli tek shtëpia e Endritit poshtë. Në darkë vjen tek shtëpia e Endrit Dokles. Unë, Altin Begu dhe Endrit Dokle ndodheshim tek dhoma e gjumit të Endritit, i cili kishte një dhomë e kuzhinë. Vjen Genti, i hapim derën dhe futet brenda. Na gjen ne të tre dhe bisedojmë me Gentin. Kishte njerëz të tjerë në familje, ishin nga kuzhina. Bisedojmë për vrasjen e Lulzim Berishës. Genti thotë për një ditë apo dy vjen njëri nga Elbasani dhe do ta shoqëroj vetë para klubit të Lulit Ceronavolta për ta vrarë. Ne i themi, makinën ta kemi gjetur dhe i tregojmë dhe vendin ku ishte makina. I japim Skorpionsin, pistoletën dhe 20 mijë euro. I merr Genti dhe ikën. Për një javë e ke të vrarë Lulzim Berishën. Ne flemë atë natë aty, unë së bashku me Altin Begun. Të nesërmen nisemi për në Spitallë tek shtëpia e Klodit. Ne rrinim gjithmonë në lagje dhe tek shtëpia e Klodit. Pritëm një javë dhe Genti nuk kishte bërë asgjë. Nisemi për në Tiranë unë, Endrit Dokle dhe Altin Begu. Në fillim shkojmë tek makina që e kishim lënë me karrotrecin. Shohim makinën që skishte lëvizur fare. Marrin Gentin në telefon dhe atë natë flemë përsëri tek shtëpia e Endritit, unë së bashku me Altinin. Merr Endriti në telefon dhe Genti i thotë që akoma nuk ka ardhur personi dhe ne vendosëm që ta linte këtë muhabet për vrasjen e Lulit. I thotë Endriti të sillte ato që kishte marrë më parë, Skorpionsin, pistoletën dhe lekët.
Shoqërimi i Colit në Shkodër
Episodi tjetër kur Adriatik Coli përmend ndihmën që i ka dhënë Gentian Gashi, është pas vrasjes së Ilir Koldashit në Tiranë, që sipas Colit, Gashi e ka transportuar me një fuoristradë në drejtim të Shkodrës. …Në atë kohë, duke ardhur avash-avash, duke zbritur përballë tek dera e Gardës, shoh njërin me motor dhe i them po deshe të më ndihmosh se kam babanë sëmurë, të jap 20 euro. Do me çonte deri tek 21-shi. Ai pranon, i jap 20 euro. I biem nga Rruga e Kavajës, aty ku dolëm për tek disko, dhe shkoj tek shtëpia me qira qe kishte Endriti afër shtëpisë së vet dhe shoh Endritin që ishte në shtëpi. Duke biseduar me Endritin për ngjarjen, ndenja 10 minuta aty. Endriti thotë që unë do shkoj të dorëzohem. Unë i them, ti shko dorëzohu, unë nuk dorëzohem, do iki. Kështu që ai vendos të vijë me mua dhe shkojmë tek shtëpia e tij në Tiranë. Flemë atë natë të dy aty. Bisedojmë me Gentin si ndodhi. Genti atë natë nuk rri aty në shtëpi, vetëm unë me Endritin. Unë i them Endritit që përsipër ta marr

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›