E Martë, 3 Nëntor 2026

Sekuestrohet drogë në portin e Pireut

Autoritetet greke kane sekuestruar rreth 64 kilogramë kokainë brenda një kontejneri në portin e Pireut.  

Pas informacioneve të marra nga administrata amerikane e antidrogës (DEA), njësitë greke të luftës kundër narkotikëve ndërmorën një kontroll në kontejnerin në fjalë që vinte nga Ekuadori, ku gjetën 58 pako me drogë. 

Lënda narkotike nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh / 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›