E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet kanabis ne kufirin shqiptaro-grek

Një sasi prej 650 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia në kufirin shqiptaro-grek, mes Qafë Botës dhe Igumenicës.

Burime nga policia greke informojnë se kanë vënë në pranga 5 persona, nga të cilët 2 shqiptarë, ndërsa 3 të tjerët shtetas grekë, lidhur me sasinë e drogës të gjetur mëngjesin e së mërkurës në Plataria të Igumenicës.

Mësohet se droga ishte e fshehur në një kamion dhe ishte nisur nga Saranda për në Greqi, ndërkohë që edhe disa persona të tjerë me makina të vogla shoqëronin kamionin me drogë.

Polica greke ka arritur të vërë në pranga trafikantët dhe ndërkohë ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›