E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekui: Miratimi i 3 ligjeve, kusht për statusin

TIRANE- Ambasadori i BE-se, ne vendin tone, Etore Sekui ka kujtuar sot politiken shqiptare se koha e mbetur per plotesimin e kushteve te KE-se eshte shume e kufizuar.

Sipas ambasadorit, miratimi i tre ligjeve te lena si kusht nga KE ne rekomandimin per dhenien e statusit te vendit kandidat jane thelbesore per vendimin final.

Ai ka theksuar se do te jene vendet e BE qe do te marrin vendimin e deri ne mbledhjen finale do te kete nje sere takimesh paraprake ne pergatitje te takimeve te Keshillit.

Pyetur nese nje takim mes dy lidereve Berisha e Rama do te ndihmonte si shtyse per miratimin e ligjeve, Sekui ka theksuar se kjo eshte nje pyetje qe u takon pikerisht ketyre udheheqesve.

“Ajo që unë them është që për BE dialogu është lajm i mirë, ajo që pashë dje ishte që udhëheqësit ishin të gatshëm për të bërë një dialog”- tha Sekui.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›