E Diel, 1 Nëntor 2026

Selanik ekstradimi i Arben Frrokut i kalon Gjykates se Larte

Gjykata e Selanikut vendosi të enjten t’ia kalojë kompetencën Gjykatës së Lartë greke lidhur me çështjen e ekstradimit të Jak Jakut dhe Arben Frrokut, i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Avokati i Frrokut pretendoi se klienti i tij Arben Frroku ishtë viktimë e një akuze politike dhe se të dhënat në dosjen e ardhur nga Shqipëria për klientin e tij, janë të pabaza dhe të pavërtetuara.

Të afërmit e Frrokut dhe avokati i tij mbrojtës e kanë cilësuar fitore vendimin e gjykatës së Selanikut dhe se nuk janë kundër kthimit të Frrokut në Shqipëri, por si një person i lirë dhe jo në pranga.

Kryekomisar Dritan Lamaj u ekzekutua në shkurt të këtij viti, fare pranë shtëpisë së tij, në zonën e “Vasil Shantos”. Për vrasjen e tij akuzohet Arben Frroku me të cilin kryekomisari kishte pasur konflikte të mëparshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›