E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selanik shqiptari akuzohet per incest

Një shtetas shqiptar 36 vjeç është arrestuar në Greqi me akuzën se prej dhjetë vjetësh përdhunonte sistematikisht vajzën e tij të mitur.

Lajmi që bëhet i ditur nga agjencia shtetërore greke e lajmeve ka shkaktuar shok në opinionin publik. Sipas organeve greke përdhunuesi ka pohuar veprimet e tij para hetuesit. Cdo gjë ka dalë në dritë vetëm pas një tentative vetvrasjeje të një 16 vjeçareje në vitin e tretë, në një gjimnaz në një fshat pranë Selanikut. Atëherë është mësuar se 36-vjeçari, emri i të cilit nuk publikohet, përdhunonte vajzën e tij që në moshën 6 vjeç. Skenat e frikshme ndodhnin kur gruaja e tij e cila ka dëshmuar se nuk dinte asgjë, nuk ndodhej në shtëpi. Ai ka pohuar gjithashtu se ka qenë për një kohë të gjatë i papunë dhe ishte për një kohë të gjatë i alkoolizuar. Duke mos duruar më të jetë pre e orekseve seksuale të vetë babait të saj për kaq vite, vajza ka prerë damarët dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në një prej spitaleve të qytetit. I arrestuari është çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë ku i është njoftuar akuza për joshje dhe përdhunim të mituri, për inçest të përsëritur në shkallë krimi, ndërsa i është komunikuar masa burg pa afat deri në daljen e tij në gjyq.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›