E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi: Të shijojmë ditën!

12/02/10 01:10

Seldi dhe Domenika dalin në kopsht për të pirë cigaren e fundit, pasi nuk kanë më të tjera. Ata diskutojnë për këtë problem dhe thonë se i kanë shpërdoruar ato e ia kanë dhënë të tjerëve duke ngelur tani pa asnjë. Seldi tregon se vetëm Kika është ai që i jep cigare edhe pa i kërkuar. Këtu duket njeriu i mirë- shprehet ai. Domenika thotë se Edi me Mirin i ndajnë cigaret bashkë, por sipas saj, kjo është një sajesë që të mos u japin të tjerëve. Ata diskutojnë edhe për mënyrën se si e kalojnë ditën. Seldi shprehet se ka menduar që më e mira është ti shijojnë ditët që mund të qëndrojnë në shtëpi e të mos merren me fjalë sa andej këndej sepse nuk i pëlqen fare kjo gjë. Ai thotë se edhe nëse janë marrë pak, tani të mos merren më fare, por shton edhe se kjo është lojë dhe duhet të kenë kujdes. Edhe Pamela le të bëjë cfarë të dojë- shprehet ai dhe thotë gjithashtu se ajo sillet më lirshëm tani, nuk është më e ndrydhur. Dy të nominuarit flasin edhe për afrimin e të shtunës. Ata thonë se duhet të përgatisin valixhet dhe se në të njëjtën kohë kanë frikë se si do shkojë. Seldi përpiqet ti japë kurajo Domenikës e i thotë se e shtuna do shkojë sic ka për të shkuar. Diskutimet vazhdojnë mbi jetesën jashtë kësaj shtëpie ku Domenika tregon për shkollën e lënë përgjysmë dhe për jetesën sa në Itali sa në Shqipëri.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›