E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi dhe Klodi debatojnë

29/03/10 22:15

Klodi, Seldi dhe Mandi ndodhen në kuzhinë dhe Seldi shprehet se konkurentët që janë futur më së fundmi janë më të mirët. Klodi i përgjigjet se deri në momentin që ishte ai me grupin e tij më të rinjtë, Seldi ka thënë se janë ata më të mirët. Seldi shprehet se tre të fundit janë shumë të mirë dhe ai nuk ka pse e mohon, ashtu siç është e njëjta gjë dhe për Klodin. Ky i fundit shton se lavdërimet po i bëhen me rradhë të gjitha palëve. Seldi shton se Klodi nuk duhet të kapet pas fjalëve të tij më të mirët dhe të mirët. Klodi përgjigjet se ai kapet ku të dojë dhe Seldi shprehet se ai nuk e ka ndryshuar opinionin për Klodin. Klodi i thotë se Seldi mbeti keq nga ky reagimt i Klodit dhe është skuqur, ndërsa Seldi i përgjigjet se si për atë dhe shumë të tjerë, duhet më shumë se kaq që ta bëjnë atë të ndihet keq. Klodi i thotë që Seldi është shumë i vogël para tij dhe Seldi i thotë të mos e ngrejë zërin. Klodi përgjigjet se ky është toni i zërit të tij dhe nëse Seldit nuk i pëlqen, mund të largohet pasi rrugën e ka të hapur. Seldi thotë se ai rri ku të dojë dhe Klodi nuk duhet tia tregojë rrugën. Klodi thotë se Seldi e dredh shumë bisedën dhe Seldi përgjigjet se Klodi di ta dredhë më mirë se ai. Më pas Klodi largohet dhe Seldi shprehet se ai që nuk përballet, ikën. Klodi përgjigjet se ai nuk merret me fëmijë dhe Seldi shprehet se Klodi është më fëmijë se ai dhe duhet të piqet. Më pas Seldi ia tregon këtë zënkë Domenikës dhe ajo i thotë se nuk duhet të debatojë me Klodin e tia marrë fjalët për keq. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›