E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kate dëshiron t’ju ik kujtimeve me Sam

Kate Winslet dëshiron të largohet nga shtëpia e martesës sepse ajo është “kalbur” me kujtime të këqija.

Fituesja e çmimit Oskar – e cila është ndarë nga burri i saj, regjisori Sam Mendes në fillim të këtij viti – është e mërzitur ta lë villen e saj me vlerë gjashtë milion dollarë në New York, por ajo mendon se nuk mund të ndaloj se menduari për çastet që ka kaluar në këtë shtëpi, në të cilën jeton që nga viti 2005.

“Kate më të vërtetë dëshiron të largohet nga shtëpia”, i ka thënë një burim gazetës “New York Post”. “Ajo e shikon atë si një shtëpi horori sepse aty ka kaluar momente të paharrueshme me Sam. Ajo ndihet e lodhur”.

Aktorja 34 vjeçare pritet të rikthehet në Britani sa më shpejt që është e mundur, kështu që po kalon sa më shumë kohë me shokët e saj.

Megjithatë, Kate ka bërë një kontratë për të punuar një film pesë orë të gjatë që bazohet në romanin e James M. Cain – para se ajo të largohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›