E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi dhe Mandi kapen me Mirin

18/04/10 01:18

Ndërsa janë në përfundim të darkës, Hakiu shprehet se duke dëgjuar këtë muzikë romantike, do donte që tani në valëzim të kishte një nga ish banoret e BB, Enxhin. Erioni, duke vazhduar bisedën, tregon se do donte të kërcente me Arbanën. Miri ngrihet sërish nga tavolina dhe shkon pranë Domenikës për të kërcyer sërish. Ajo nuk pranon dhe Miri insiston. Seldi hidhet duke thënë se nuk shikon asnjë lidhje tek dëshirat e tre djemve për të kërcyer me ato partneret, ndërsa për Mirin shton se po e fton Domin për të bërë atë xheloz. Miri ulet në tavolinë dhe thotë me ironi se Seldi e kuptoi qëllimin e tij, duke iu drejtuar Domenikës. seldi ia kthen me fjalë të ashpra se si bëhet vonë për veprimet e Mirit dhe shton se kur të ftojë një njeri në vallëzim, të mos i lutet në mënyrë kaq të ulët herë tjetër. Kur ta do shpirti e bën edhe ashtu- ia kthen Miri. Mandi ndërhyn në bisedë duke i thënë Mirit se tani bëri një humor si ai i 97. Miri e pyet nëse atij i pëlqeu, gjë që Mnadi e mohon, kurse Miri ia kthen se nuk i bëhet vonë dhe se atij nuk duhet ti pëlqejë patjetër. Domenika që deri në ato caste ishte prezente, ngrihet të largohet nga kjo situatë e rënduar mes djemve. Ironitë mes tyre vazhdojnë ende duke folur për darkën, por që biseda e tyre rreh në tjetër pikë. Kështu të tre djemtë kapen me fjalë mes tyre, gjithnjë duke biseduar me ironi. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›