E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selia e Republikës rrëzohet, çfarë humbjeje

Gazeta Shqip

Edhe pse jam në moshë kaq të madhe, do të shkoj në atë pirg gurësh të asaj ngrehine, do të marr një prej atyre gurëve e ta ruaj në shtëpi. Sepse për mua, çdo gur i asaj selisë së qeverisë së Korçës, është i shenjtë.

Niko Kotherja*

Në qendër të Korçës, në një nga bulevardet kryesore të qytetit, i cili mban emrin e ish-kishës së madhe të Shën Gjergjit, përballë bibliotekës Thimi Mitko, gjendet një godinë rishtas e rrënuar. Përkujdesja i ka munguar prej dekadash derisa është katandisur në gjendjen që shihet sot. Kjo godinë mbartte vlera të shumëfishta në vetvete. 95 vjet më parë, grupimi i patriotëve të Korçës, me Themistokli Gërmenjin, shpallën aty Krahinën Autonome të Korçës, e quajtur si një nga arritjet më të mëdha të luftës dhe përpjekjeve patriotike të shqiptarëve gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Muret ishin po ato, shkallët e gurta që kanë mbetur ende pa u vjedhur, janë po ato, ku ecën me krenari të ligjshme patriotët korçarë drejt vendimit historik. Edhe ballkoni ishte po ai, i njëjti, me zgjatimin e vogël prej hekuri, ku u vendos flamuri dykrerësh nga dora e Themistokliut atë mëngjes dhjetori të vitit të largët 1916. Gjithçka që ka mbetur sot të ngjan me një katrahurë mjerane: plehra të çfarëdollojshme, erë e pakëndshme jashtëqitjesh njerëzore, dërrasa, pirgje gurësh. Këtë pamje dhuron sot kjo godinë, shoqja e vetme e së cilës për nga vlerat historike është selia e qeverisë së Vlorës që ndodhet në skelë. Kjo, sepse qeveria e Vlorës dhe Shpallja e Pavarësisë dha të kuptonte botërisht se ekzistonte një shtet shqiptar, ndërsa selia e rrënuar e Republikës Shqiptare të Korçës, në vitet e vështira të Luftës së Parë Botërore, mbajti gjallë juridikisht emrin e Shqipërisë, në një kohë kur në të gjitha trojet shqiptare kishin vërshuar ushtritë austro-hungareze, serbe, franceze, italiane, greke.

Shpallja e Krahines Autonome te Korces, 10 dhjetor 1916. Gusht 2012, shkaterrimi i plote Dhjetor 2011 Autoritetet shqiptare dhe franceze te Republikes se Korces, korrik 1917.

Godina

Ndërtesa është ngritur rreth viteve 1880-1885 në bulevardin kryesor të Korçës së asaj kohe. Si fillim, ishte pronë e familjes Sugari, prej së cilës ka dalë i shquari profesor i fizkulturës në Liceun francez Sotir Sugari. Ai ishte njëkohësisht nga të parët që organizoi në qytet aktivitetet e ndryshme artistike e fizkulturore, duke dhënë një kontribut tepër të madh në ngritjen kulturale të qytetit. Me nisjen e Luftës së Parë Botërore dhe me hyrjen e trupave e ushtrive të huaja në Korçë, kjo godinë u okupua nga ushtria franceze për tu bërë qendra e veprimtarisë së tyre politiko-ushtarake. U zgjodh kjo shtëpi, ngaqë në të gjithë atë bulevard ishte e vetmja me ballkonin që shihte nga rruga. Dhe kjo përzgjedhje u bë me qëllim: që në atë ballkon të dukej mirë flamuri francez kur të valëvitej.

Duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet e ushtrisë greke me atë franceze, patriotët korçarë fillimisht me anë të një kërkese iu drejtuan kolonelit francez De Burnazel, të cilit i kërkuan që Korça dhe rrethinat e saj të administroheshin nga shqiptarët nën juridiksionin ushtarak francez. Kërkesa e patriotëve shqiptarë u prit menjëherë prej francezit, i cili pasi kontaktoi me komandën ushtarake, me bashkëpunimin e kolonel Dekoenit, vendosën që këtë kërkesë të patriotëve korçarë ta pranojnë. Nga ana tjetër, vetë Themistokli Gërmenji, i kthyer nga Bullgaria, u ndal në zonën e Pogradecit, ku kërkoi kontakte dhe bisedime me autoritetet franceze, me të cilët ra dakord për pikat e programit. Fillimi i muajit dhjetor në vitin 1916 e gjeti Gërmenjin në Korçë. Në shtëpinë e tij u mbajtën mbledhjet për përcaktimin e këshillit dhe administratës shqiptare e u vendos që Korça, për arsye të ruajtjes së tolerancës fetare, të përfaqësohej me 14 delegatë, 7 myslimanë e 7 të krishterë. Në mëngjesin e datës 10 dhjetor, një turmë njerëzish pritën para shtëpisë së tij Themistokliun, i cili doli në bulevard aty nga ora nëntë e ca e mëngjesit dhe i vënë në krye të turmës, me lumturinë e shpirtit të tij, që i pasqyrohej në sytë, zbriti dhe hyri në godinën e prefekturës franceze, shkruan dr. Haki Mborja, si dëshmitar i ditës së 10 dhjetorit 1916. Kjo datë është e veçantë në historinë e Korçës dhe po kaq e veçantë ishte edhe ajo ngrehinë dykatëshe, tek e cila u mbrujt me djersë dhe gjak emri i Shqipërisë. Tek ajo godinë, aspiratat e luftëtarëve patriotë u konkretizuan. Por, në shkurtin e vitit 1918, francezët pasi pushkatuan pabesisht prefektin e Policisë së Korçës, Themistokli Gërmenjin, abroguan edhe protokollin e nënshkruar prej të dyja palëve më 10 dhjetor. Godina iu rikthye përsëri forcave franceze, si selia e ushtrisë së tyre. Valoi përsëri në qytet flamuri francez. Kjo vazhdoi deri më 1920-n, kur forcat franceze dhe greke u larguan nga Korça dhe qyteti u bashkua me qeverinë e Tiranës, duke i mbetur përjetë Shqipërisë, brenda kufirit të saj. Në këtë godinë, në maj të vitit 1920 u ngrit flamuri shqiptar për të dytën herë nga dora e patriotit të madh Vasil Tromara, veprim ky që zyrtarizoi Korçën si shqiptare dhe u dha fund provokimeve territoriale të fqinjëve. Shtëpia e Sugarëve vazhdoi të ishte akoma në shërbim të administratës shqiptare. Aty u vendosën zyrat e gjendjes civile të Korçës dhe aktet e tjera deri në akomodimin e ndërtesës së Bashkisë së qytetit, e cila ndodhej disa metra më poshtë.

Vitet që do të pasonin, do të ishin për këtë simbol të patriotizmit korçar njëherë të gëzuara e më pas gjithnjë të dhimbshme. Duke njohur rëndësinë e saj, autoritetet e pasvitit 1944, vendosën që ta shpallin këtë godinë si Monument Kulture dhe në ambientet e saj të vendosej Muzeu Historik i Korçës. Kjo ndodhi në fund të viteve 70 të shekullit të kaluar. Shumë pak kohë lulëzimi pati ky institucion, pasi me ndryshimin e sistemit, muzeu ra pre e duarve barbare, të cilat shkatërruan gjithçka gjendej, stenda, materiale që datonin q

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›