E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasijas: La Liga, në plan të dytë, tani na pret Superkupa

Gazeta Shqip

Real Madrid

Portieri kërkon të mos humbet kohë me ankesat për 0-0 me Valencian

Hapi fals në ndeshjen e parë të La Ligës kundër Valencias, brenda në Santiago Bernabeu, edhe pse shumë i freskët, kalon në plan të dytë në prag të Superkupës së Spanjës, që ofron për adhuruesit e futbollit spektakolar klasiken e parë sezonale Barcelona – Real Madrid. Edhe pse mendon se skuadra e tij meritonte më shumë se një barazim 1-1 me Valencian, kapiteni i Los Blankos Iker Kasillas, e kthen vëmendjen nga Kamp Nou, aty ku Reali do të kërkojë fitoren në ndeshjen e parë të Superkupës. Do ta kthejmë vëmendjen te Superkupa e Spanjës, ku do të përballemi sërish me Barcelonën. Do të jetë një ndeshje e bukur, pasi të dyja skuadrat zhvillojnë lojë sulmuese, duke u përplasur ballë për ballë. Do të shkojmë në Kamp Nou me një qëllim në kokë, për fitore. Nuk demoralizohet për 2 pikët e humbura ndaj Valencias edhe Kristiano Ronaldo, i cili i fton shokët e skuadrës të mbajnë lart moralin në prag të El Klasikos së parë të Superkupës së Spanjës. Ndaj Valencias luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë, por nuk patëm fat në konkludimin e aksioneve. Duhet të mbajmë kokën lart, sepse të mërkurën na pret një ndeshje shumë e vështirë, por edhe shumë e bukur me Barcelonën. Do të përballemi me rivalët tanë të fortë, me qëllim arritjen e një rezultati të mirë, që do të mund të na ndihmonte për ta fituar Superkupën e Spanjës, përfundoi kapiteni i skuadrës kampione në fuqi të Spanjës

Portieri

Iker Kasijas, portieri i kampionëve të Realit të Madridit

Kasijas: La Liga, në plan të dytë, tani na pret Superkupa burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›