E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seminar per turizmin shqiptar

Ministria Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Organizata Boterore e Turizmit kane zhvilluar seminarin rajonal Turizmi si nje Mjet per Zhvillimin Rajonal te Qendrueshem me qellimin per te sjelle ne vemendje rendesine e turizmit si nje nga sektoret udheheqes te ekonomise boterore qe kontribon ndjeshem ne ekonomite lokale dhe kombetare.

Te pranishem mes te tjeresh ishin sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit Taleb Rifai Kryeministri Berisha ministri Xhaferaj dhe perfaqesues te vendeve te Europes Juglindore e organizata joqeveritare.

Xhaferaj mes te tjerash tha se perpos Qeverise industria e turizmit lidhet edhe me komunitetet dhe bizneset lokale duke shtuar se misioni i Ministrise se Turizmit eshte qe te punoje ngushte me sektorin privat per te fuqizuar me tej ne tregjet nderkombetare pozicionin e Shqiperise dhe turizmit shqiptar.

Ndersa Taleb foli per rendesine e turizmit ne bote dhe pergezoi menyren qe po ndiqet ne Shqiperi per nje turizem me te mire. Ai siguroi mbeshtetjen qe OBT do ti jape vendit tone.

Kryeministri Berisha foli per rritjen e fluksit te vizitoreve ne Shqiperi keto 6 vitet e fundit dhe mundesite qe u ofron Shqiperia turisteve.

Perandorite e te gjitha koherave lane ne kete vend monumentet gjurmet e tyre pra ne kete kontekst ky fluks i madh turistik ka nje arsye shume solide. Turiste nga rajoni dhe gjithe bota vijne ne Shqiperi sepse kane mundesi vertet te kenaqin te plotesojne kureshtjen e tyre jo vetem me plazhet dhe ujerat me te mrekullueshme por dhe pasurite e medha kulturore peisazhet natyrore te cilat e bejne kete vend nje Zvicer me det e pare nga lart tha Berisha.

Perpos MTKRS dhe Organizates Boterore te Turizmit ky seminar u mbeshtet nga PNUD dhe USAID.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›