E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla MD te zbardhe kontratat per pasurite e Metes

Sekretari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Taulant Balla i kerkoi Ministrise se Drejtesise te zbardhe kontratat noteriale sipas te cilave Ilir Metes i jane shitur apo dhuruar vila ne gjirin e Lalzit dhe apartamenti ne Tirane dhe Ministrise se Financave te vertetoje nese Meta ka paguar tatimet per blerjen apo dhurimin e ketyre dy pronave.

Ne deklaraten e pasurise se Ilir Metes mungojne dy prona ne zoterimin dhe pronesine e tij nje apartament 600 m2 ne qender te Bllokut dhe nje vile super luksoze ne Gjirin e Lalzit. Keto dy prona ne baze te ligjeve te ketij vendi blihen apo dhurohen permes nje kontrate noteriale. Sido qe ti kete perfituar Ilir Meta keto dy prona me blerje apo dhurim sipas ketij udhezimi duhet te kishte paguar tatimin para kryerjes se regjistrimit te kesaj pasurie ne perputhje me aktet ligjore theksoi sot Balla.

Ai shtoi se per apartamentin 600 m2 ne qender te Bllokut Meta duhet t i kishte paguar shtetit 105 milion leke te vjetra tatim dhe nje vlere prej rreth 50 milion lekesh per vilen ne Gjirin e Lalzit. Ilir Metes i themi se keto dy prona prej rreth 1.7 milion eurosh jane vetem maja e ajsbergut e pasurive te tij te padeklaruara pasuri ne te cilat perfshihen edhe nje rrjet dyqanesh e lokalesh perseri ne bllok dhe ne pjese te tjera te Tiranes per te cilat do te japim detaje ne ditet ne vijim vijoi.

2010-11-25 1439

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›