Sëmundjet kardiovaskulare- Dimri shton numrin e vizitave në urgjencën e Gjirokastrës

Sezoni i dimrit është më i rrezikshmi për pacientët që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Janë temperaturat e ulëta, që e karakterizojnë këtë stinë, ato që ndikojnë drejtpërdrejtë në shtimin e problemeve të zemrës. Kjo është reflektuar edhe në numrin e rasteve të paraqitura pranë urgjencës së spitalit të Gjirokastrës, të cilat gjatë kësaj periudhe të cilat sipas shefes së këtij shërbimi Asife Shehaj janë shtuar.
Për këtë kategori këshillohet shmangia e ekspozimit në temperatura të ulëta. Po ashtu duhet të mbrohen nga virozat që qarkullojnë gjatë stinës së ftohtë pasi prekja prej tyre bëhet shkak i ndërlikimit të gjendjes shëndetësore.
/RTSH/