Semuret i paraburgosuri, dajak ne vend te ilaceve
Redinalda Caushaj
Tirane - Gardianet e Burgut te Peqinit rrahin te paraburgosurin ne vend qe ta shpien ne dhomen e mjekimit. Klodian Resulaj, 27 vjec, vuan nga semundja e epilepsise parciale ku edhe ka kriza te shpeshta. Semundjen e tij, e cila e torturon cdo moment, duhet ta perballoje edhe me dhimbjen qe i ka shkaktuar e dashura e tij me te cilen kane nje femije. Kete dhimbje te dyfishte 27- vjecari nga Gramshi duhet ta kaloje ne qeline e tij ne Burgun e Peqinit. I vecuar nga te gjithe per shkak te semundjes, dje i pandehuri Resulaj ka pasur nje krize te radhes. Por ne momentet me delikate te tij, gardianet e burgut, ne vend qe ta shpinin ne infermieri, e kane rrahuar barbarisht. Pohimi eshte bere nga avokati i Resulajt, Arsen Caushaj, i cili ka bere te ditur se sot do te paraqitet ne burgun e Peqinit per te kerkuar nje ekspert qe te shohe klientin e tij dhe te provoje qe ky i fundit eshte dhunuar prej gardianeve. Avokati ka shtuar se Resulaj ne cdo seance gjyqesore nuk mund te paraqitet, pasi dy heret e fundit eshte semurur gjate rruges dhe duhej derguar ne spital per ta shpetuar. Mbrojtja ka sqaruar se gardianet duhet qe ta nxirrnin ne oborr pasi ta shpinin ne infermieri per te marre ajer te paster. Historia e Resulaj ka nisur 8 vjet me pare kur e gjithe familja e tij ishte bindur se do te kujdesej per te pasi ky i fundit nuk mund te krijonte nje familje per shkak te semundjes qe i ishte krijuar. Muaji nentor i vitit 2000 do te ndryshonte jeten e te paraburgosurit, ne ate kohe 19 vjec, kur duke ecur per ne bulevardin e qytetit te tij eshte njohur me nje vajze e cila pervec se eshte nena e femijes se tij, e ka denoncuar per "trafikim te saj me qellim prostitucioni". Ata donin te martoheshin por jane larguar ne drejtim te Italise dhe me pas eshte arrestuar dhe eshte ne gjykim.
Historia, si u shkeput nga familja
Dashuria per Valbonen e ka detyruar 27 vjecarin qe te nderprese marredheniet e tij me familjen dhe te marre nje banese me qira ku edhe ka nisur te jetoje me te. Por qe te dy nuk kane pasur mundesi qe ta mbajne shtepine me qira duke marre parasysh se nuk kishin asnje pune. Duke para veshtiresite e krijuara Valbona i ka kerkuar 27 vjecarit qe te niseshin per ne Itali te motra e tij. Cifti ka vendosur te largohet nga Shqiperia, pasi priste edhe femije. Me te mberritur ne Itali 27-vjecari eshte semurur rende.