E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet viktima e fundit e Gerdecit

Gjendet dhe trupi i fundit qe mendohet te jete nen rrenojat e fabrikes se "vdekjes", ne Gerdec, qe dyshohet se i perket Shqipe Alhases, 25 vjece, qe punonte ne kete vend. Dje trupat e ushtrise kane gjetur dhe viktimen e fundit qe dyshohet se ishte ne kete zone, qe nga data 15 mars ku ndodhi dhe shperthimi tragjik ku deri tani se bashku me trupin e gjetur dje, rezultojne te kene humbur jeten 27 persona, shumica prej te cileve ne Gerdec, e pjesa tjeter ne spitalet e vendit dhe jashte shtetit, ku jane derguar per kurim. "Kufoma e gjetur i perket Shqipe Alhases, 25 vjec, zhdukja e te ciles ishte denoncuar qe pas ngjarjes nga te afermit e saj", kane bere te ditur dje burimet zyrtare te Bashkise se Vores. Shqipe Alhasa, ishte shpallur e zhdukur qe 21 dite me pare, nga familjaret e saj, te cilet nuk e kishin gjetur emrin e 25-vjecares ne listat e spitaleve.

Forcat e ushtrise kane zbuluar edhe nje kufome tjeter prane kraterit te shperthimit ne Gerdec te Vores, duke e cuar ne 27 numrin e personave qe kane humbur jeten nga kjo tragjedi. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burime te ushtrise qe kane gjetur dhe trupin e karbonizuar. Burime nga Bashkia Vore, kane bere te ditur, se kufoma e gjetur i perket Shqipe Alhases, 25 vjece, trupi i se ciles ishte duke u kerkuar prej me shume se 20 ditesh, nga familjaret e saj si dhe nga trupat e ushtrise. Duke kerkuar ne kraterin e shperthimit, 21 dite me vone, nje tjeter viktime eshte gjetur ne rrenojat e fabrikes qe cmontonte municionet luftarake ne Gerdec duke e cuar ne 27 numrin e viktimave. Kane qene trupat e ushtrise qe kane gjetur dhe viktimen. Nderkaq qe se bashku me ta ka qene dhe bashkeshorti i Shqipes, Dylaveri, i cili nuk ka hequr dore nga kerkimi i trupit te gruas. Punetoret e fabrikes, te mbijetuar nga shperthimet, i kishin thene bashkeshortit te saj se e kane pare te shtrire permbys, ne oborrin e fabrikes e qe prej asaj mesdite te 15 marsit, nuk eshte gjetur asnje gjurme e saj. Nderkaq qe burimet kane bere te ditur se trupi ehste derguar ne morg qe te saktesohet plotesisht, ti behen krahasimet e ADN-se.

Shqipe Alhasa, rezultonte e humbur qe prej shperthimit tragjik ne fabriken e cmontimit te municioneve ne fshatin Gerdec. Ajo ehste eshte gjetur nga forcat e kerkim -shpetimit prane kraterit. 25-vjecarja, nene e dy femijeve ishte e punesuar ne fabrike dhe kryente procesin e larjes se predhave dhe gezhojave. Ajo ishte shpallur e zhdukur nga familjaret e saj qe diten e shperthimi nderkohe qe kane rinisur kerkimet per gjetjen e trupit, pak dite me pare, pasi nuk u gjet ne asnje prej spitaleve, as ne vend dhe as jashte, ku u derguan disa prej te plagosurve. Ka qene kembengulja e burrit te saj, qe ka cuar dhe gjetjen e trupit. Ajo ishte nene e dy femijeve. Nderkaq 25-vjecarja ishte personi i vetem qe ishte shpallur i zhdukur pas gjetjes se trupit te Zelie Letit. Nga shperthimi deri tani kane gjetur vdekjen 27 persona dhe jane plagosur mbi 300 persona te tjere, disa prej te cileve ndodhen ne gjendje te rende shendetesore, ne spitale te ndryshme. Nga rreth 300 te plagosurit, qe u trajtuan me pare ne spitalet e vendit, aktualisht vetem 11 prej tyre vazhdojne te mjekohen nga plaget ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, ndersa ne Spitalin Ushtarak kane dale te gjithe te shtruarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›