E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati amerikan miraton paketën financiare

Ndërkohë, demokratët po vazhdojnë përpjekjet për të ulur përqindjen e papunësisë, e cila aktualisht është 9,7 përqind. Shtetet e Bashkuara pritet të zhvillojnë në muajin nëntor zgjedhjet për në Kongres, ku republikanët duken më të favorizuar.

Paketa e miratuar nga Senati, kaloi me 62 vota pro dhe 36 kundër, dhe tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumë demokratë kanë kërkuar masa më të ashpra për rritjen e punësimit në vend.
Ndërkohë, Dhoma amerikane e Përfaqësuesve refuzoi pothuajse njëzëri një projektrezolutë që i kërkonte presidentit, Barak Obama tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.

Por, dhjetëra demokratë në këtë dhomë e mbështetën projektrezolutën, çka tregon ndarjet mbi politikën për luftën në Afganistan në prag të zgjedhjeve për në Kongres.

Gjashtëdhjetë e pesë ligjvënës, pjesa më e madhe e tyre demokratë votuan për tërheqjen e trupave, në projektrezolutën e ideuar nga demokrati liberal, Dennis Kucinich, ndërkohë që 356 votuan kundër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›