Senati amerikan përkrah kërkesën e Obamës për Sirinë

Senati ka miratuar përdorimin e forcës ushtarake në Siri, që t'i përgjigjet sulmit të dyshuar të armëve kimike. Në një votim 10-7, Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka votuar për përdorimin e forcës, njofton BBC NEWS.
Votimi ka ardhur pasi Presidenti Barack Obama ka kërkuar mbështetje në SHBA për veprim ndëshkues ushtarak kundër qeverisë siriane./Indeksonline/