Sonte bëhen “shkrumb e hi” tre shtëpi në Shkup

Deri në themelet e saj është djegur një shtëpi, kurse dy shtëpitë e fqinjëve kanë qenë të përfshira nga zjarri që e ka kapluar sot një shtëpi rreth orës 19 :00 në lagjen Zllokuqani të Shkupit.
Familja Shabani, shtëpia e të cilëve është djegur nga zjarri ka pohuar se të gjithë nëntë anëtarët e familjes janë larguar menjëherë nga shtëpia dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, njofton Zhurnal.
Zjarri e ka përfshirë edhe instilacionin e rrymës elektrike në lagjen Zllokuqani, ndërsa duke tentuar që të shpëtojë lagjen nga përfshirja e zjarrit njëri prej banorëve ka marrë goditje nga rryma elektrike.
Zjarrin e kanë shuar katër makina, të cilat sipas banove kanë ardhur me shumë vonesë. Familja që ka pësuar nga zjarri ka mbijetuar duke mbledhur plastikë të vjetër dhe letra. /Indeksonline/