Sensi: Roma do të fitojë stadium të ri
Presidentja e Romës, Rosella Sensi, është e lumtur për shkak të fitores së fundit të ekipit në kuadër të Kupës së Italisë dhe ka premtuar një stadium të ri për ekipin kryeqytetas. Roma mbrëmë shënoi dy gola me anë të Mirko Vucinic duke mposhtur Bolognën dhe duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës. "Fitoret gjithmonë janë të rëndësishme, e rëndësishme është edhe Kupa e Italisë. Të gjithë dëshirojnë të arrijnë në finale, ne kemi bërë një hap të madh përpara dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat më tej", ka thënë Rosella Sensi. "Ne do të ndërtojmë një stadium të ri për të kënaqur tifozët tanë të shumtë. Kjo është një vendim i rëndësishëm të cilin do ta marrim së bashku me kryebashkiakun tonë", ka shtuar presidentja e ekipit italian.