E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiniç paditet ne prokurori

Flasim per Serine A.Spektakli me protagonist Mirko Vuçiniç pas golit ndaj Kaljarit nuk eshte ndeshkuar nga disiplinori, por rrezikon gjithsesi te kete pasoja. Nje tifoz i Romes ka denoncuar sulmuesin ne prokurori per akte te turpshme ne nje vend publik. Ndersa drejtesia sportive e ka mbyllur nje sy, Mirko duhet te prese pergjigjen e asaj civile. Tifozi 47 vjeçar qe ka marre edhe titullin kavalier i punes dhe ka qene arbiter futbolli eshte indinjuar nga ulja vulgare e pantallonave perballe shikuesve ne stadium e televizione. Shpresoj qe ne kete menyre te ndryshoje diçka ne Itali-thote tifozi. Pak kohe me pare nje futbollist i Katanias uli pantallonat ne loje e siper per mbuluar rrezen e shikimit te kundershtarit, qe pas atij episodi u vendos qe nje gjest i tille ndeshkohet me karton te verdhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›