E Diel, 1 Nëntor 2026

Sensibile: “Ujkani, portier me perspektivë”Drejtori sportiv i Novarës: "Samiri ka dëshmuar se është një me perspektiva të mëdha”

Samir Ujkani, portieri i ri dhe i talentuar i Palermos në Serinë A dhe Kombëtares shqiptare, ende nuk e di saktësisht se me cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm, Palermon e Serisë A, që zotëron edhe kartonin e tij, apo Novarën e Serisë C1 (sot Lega Pro), që mund të marrë si të huazuar.

Drejtori sportiv i Novarës, Paskuale Sensibile u shpreh për një radio të qytetit të Novarës: “Ujkani? Së shpejti do të takohem me Valter Sabatinin (drejtorin sportiv të Palermos). Duhet të kuptoj qëllimet reale të Palermos. Edhe pse është një moshë të re, Samiri ka dëshmuar se është një me perspektiva të mëdha”.

Së fundi është përmendur lajmi, se Agron Bufi, një 17-vjeçar që luan te Pontevekio (Seria C2) mund të rekrutohet nga Palemo. Lajmi është i gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”. Te Palermo është edhe sulmuesi shqiptar Edgar Çani, i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Askoli (Seria B), dhe që mund të huazohet edhe për edicionin e ardhshëm te Empoli. 

E Premte, 03 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›