Sequi Presidenti i ri me konsensus

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi deklaron se presidenti i ri i vendit duhet të zgjidhet në mënyrë konsensuale.
I pyetur nga mediat në lidhje me kandidimin e ish-kryeministrit Fatos Nano, ambasadori Sequi theksoi se shpreson që zgjedhja e presidentit të bëhet në rrugën e duhur.
Diplomati evropian në vendin tonë është pyetur në lidhje me marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
“Ne jemi në Shqipëri për të ndihmuar për integrimin në Bashkimin Europian. Kjo është një rrugë e vështirë por jo e pamundur” theksoi Sequi.
Një ditë më parë kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është shprehur se kreu i ri i shtetit duhet të zgjidhet me konsensusin e palëve dhe ai duhet jetë një figurë e pëlqyer nga populli.
“Shqiptarët e kanë në dorë zgjedhjen e emrit të presidentit të ri. Por, ky post ka pushtet të lartë moral dhe mendoj se kjo është cilësia më e rëndësishme. Duhet gjithashtu që emrat të paraqiten brenda afatit të caktuar”, tha ambasadori Wollfarth.
Gjatë fjalës së tij, Wollfarth ka komentuar edhe tryezën e fundit të 23 partive politike për reformën zgjedhore.
“Është koha që të përfundojë reforma zgjedhore. Nisur nga ky fakt, duhet që qëndrimet e partive të vogla duhet të merren parasysh”, deklaroi ambasador i OSBE-së në vendin tonë.