Shemsi Premci jep doreheqjen

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Premçi.Premçi
i ka paraqitur të mërkurën dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Pas paraqitjes se dorëheqjes, Premçi në një prononcim për mediat ka shpjeguar arsyet e doreheqjes. Ai ka akuzuar drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, se janë bërë palë me atë që ai e quan mafien e kromit në Bulqizë dhe që zotërojne shpellat e krimit.
"Nga kush detyrohesh zoti drejtor i Përgjithshëm i Policisë? Ju duhet të keni detyrim vetëm nga ligji, jo nga ata që kanë marrë meng bashkë me kompetencat e tua, ligjzbatuesit dhe duke të të kthyer në një marionetë. Në profesionin e policit, në shërbim të shoqërisë, detyrohemi të hetojmë edhe nëpër gjirize, por nuk është e pranueshme të sillemi si ndyrësira. Shoqëria na kërkon që krimi të zbulohet, të kapet dhe të ndëshkohet. Në ato momente mund të themi: 'ja ky është xhandari, personi që përgatitet të lërë lëkurën e tij, për të mbrojtur atë të tjerëve, qofshin këta edhe mafiozë në pushtet'. Ky është i vetmi kompensim që mund të pres nga profesioni im, por edhe nga ai i juaji zoti drejtor, që askush nuk na detyroi ta zgjedhim. Mua më ka mjaftuar dhe do të më mjaftojë, përsa kohë strukturat e Policisë së Shtetit ndihen të marra peng nga një grup mafiozësh, por që fatkeqesisht drejtohen nga një person, që vetëm 'çelësat e kashtës' ka në dorë dhe që emrin Hysni e ka. Duke dorëzuar dorëheqjen në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që është katandisur në mbajtës çelësash të kashtës, e mora lirinë sepse nuk munda të bëja më shumë nën uniformën, përballë mafias së kromit, që vazhdon të grabisë Shqipërinë, duke vrarë skllevëzit të minierës së Bulqizës dhe të gjithë rajonit. Liria do të më duhet për të folur hapur, ballë për ballë me armiqtë e këtij populli, pasi në përballje si oficer policie me mafien e kromit dhe pronave fituan ata dhe jo unë, por jam i bindur se ndeshja nuk ka mbaruar dhe ta harrojnë se duke më kërcënuar me bukën e gojës, si më kanë bërë deri më tani, apo me jetën, si mund të më bëjnë tani e tutje, mund të fitojnë heshtjen time për gjithcka di nga profesioni", tha Premçi.
Premçi u shpreh se para doreheqjes perveç denoncimeve qe ka bere si drejtor i policise se qarkut Diber, ka bere kallezime penale ne Prokurorine e Dibres, Prokurorine e Pergjithshme, si dhe ka vene ne dijeni ministrin e Brendshem, dhe kryeministrin per mafien e kromit.
Me pare Premçi ka qene drejtues i forces levizese operacionale, kohe gjate se ciles, ai pati edhe nje perplasje, kur refuzoi te dergonte forcat e tij ne Kamez, gjate nje mitingu ne fushten elektorale te zgjedhjeve lokale te vitit te kaluar. Ndërkohë, Hasan Gjergjeri është emëruar si drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës në vend të Premçit.