E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Serat diellore/ Kërkohen nga fermerët, por të papërballueshme për t’u blerë

Rastet e ngritjes së serave diellore në Myzeqe janë shtuar së tepërmi, duke mbuluar siperfaqet e tokave bujqësore.

Ndërtimi i tyre në shumicën e rasteve është bërë nëpërmjet kredive. Todi Nushi dhe Arian Ndoni nga Lushnja kanë vite që merren me mbjelljen e perimeve në sera.

Të dy personat janë të interesuar për teknologjitë e reja të ndërtimit të serave dha kanë parë nga afër panairin e organizuar. Por sipas tyre më të ardhurat që kanë nuk mund të përballojnë ndërtimin e serave të reja për shkak të çmimeve të lartë e sipas tyre duhet të aplikojnë për kredi për t’i blerë.

Teknologjia e ndërtimit të serave aktuale nuk është e mirë për fermerët, pasi siç shprehen edhe vetë ato serat që kanë nuk mund të përballojnë kushtet atmosferike duke bërë që shpesh t’i dëmtohet prodhimi.

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›