E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët ankohen në UEFA për Shaqirin

Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq, ka paralajmëruar ankesë në UEFA për shkak të ekspozimit të flamurit kosovar në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley të Londrës.

Futbollisti i Bayern, Xherdan Shaqiri e kishte bartur flamurin e Kosovës, që ia kishte dhuruar fotografi i Indeksonline, pas fitores së klubit të tij në ndeshjen finale kundër Borussia Dortmund.

“Të gjithë jemi shtangur kur e kemi parë Shqirin me flamur. Nuk e di si e kanë lejuar ta bartë, por e di sigurisht se nuk ka të drejt të bëjë një gjë të tillë, sepse secili promovim i politik bie ndesh me statusin e UEFA-së. Kosova nuk njihet nga Kombet e Bashkuara dhe ne këtë e shohim i lëshim të organizatorit”, ka thënë Karaxhiq për mediet serbe.

Ai rikujtoi se notari serb ishte dënuar për shkak të fanellës “Kosova është Serbi.

“Ne të hënën do të dërgojmë ankesë në adresë të UEFA-s dhe FIFA-s, e po ashtu edhe të Bayernit, pasi që edhe ata është dashur ta ndalojnë Shaqirin”, ka thënë Karaxhiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›