Ai çasti kur portieri e vendos titullin

Se edhe portierët dijnë të vendosin lojën e tregoi edhe ndodhia që ka nagjarë në futbollin meksikan ku Amerika ka fituar titullin e kampionit të Meksikës pas një loje të çmendur kundër Cruz Azul, e cila përfundoi 2-1 falë një goli të portierit Moises Muñoz në minutën e 93.
Në një lojë e cila u mbyll në sekondat e fundit të ndeshjes. I ardhur në ndihmë të sulmit, portieri realizon një goditje fantastike me kokë, top i cili përfundoi në rrjetë. Gëzimi i tij ishte i pamasë pasi i dhuron fitoren dhe titullin e ligës ekipit të tij.