E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet bllokojne rruget

Serbët bllokojnë qarkullimin në rrugën Mitrovicë –Leposavic. Policia e Kosovës konfirmoi se disa dhjetëra serbë u grumbuluan paraditen e së enjtes në fshatin Rudarë të Zvecanit, për të penguar qarkullimin e mundshëm të doganierëve dhe policëve kufitarë të Kosovës për në pikën kufitare Jarinjë.

Mësohet se serbët kanë vendosur mure betoni, në formë zik-zaku në mënyrë që të mund të vëzhgojnë secilin automjet që kalon dhe njerëzit që udhëtojnë brenda tyre.

Nuk raportohet për incidente, ndërkohë që si Policia e Kosovës, ashtu edhe EULEX kanë shmangur ndërhyrjen për heqjen e bllokadës, të paktën për momentin.

Veriu i Kosovës
Serbët e veriut bllokojnë rrugën kryesore
Mitrovicë, molotov ndaj ndërtesës
Kosovë, vazhdon zbatimi i MIK në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›