E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Kosovës: Të zhgënjyer nga qeveria, Beogradi po ndihmon Kosovën

Beograd, 27 qershor, NOA Ndërsa zgjedhjet në Partesh, ku dolën mbi 65 përqind të votuesve kanë ngjallur shpresat e Prishtinës zyrtare për nisjen e integrimit të serbëve në sistemin kosovar, janë tashmë politikanët serbë në Graçanicë dhe në veri të Mitrovicës, të cilët nuk e pranojnë vendimin e Beogradit për të shpërbërë administratat paralele serbe që funksiononin në shtatë komunat e Kosovës, Podujevë, Gjakovë, Suharekë, Deçan, Prizren, Ferizaj dhe Klinë, që sipas nacionalistëve është një vendim që ndihmon vetëm Kosovën.

Sipas politikanit nacionalist serb nga Mitrovica, Marko Jakshiq, shpërbërja e strukturave paralele, është pasojë e presionit të Brukselit, gjë që sipas tij nënkupton qartë se Beogradi është bërë bashkëpunëtor i Brukselit, dukevendosur ti shuajë institucionet e shtetit serb në Kosov, një vendim i gabuar që do të çojë në largimin e serbëve nga territori i Kosovës.

Sipas nacionalistit Jakshiq ky vendim përbën ndryshimin e strategjisë politike të Beogradit, kur po shuhen institucionet e shtetit ser, sipas tij e pandodhur kurrë më parë.

Në anën tjetër, kemi daljen e serbëve në Partesh, ku kanë dalë më shumë se 65 përqind në votime. Mendoj se pa ndihmën e Beogradit, një numër i tillë kurrë nuk do të dilte në zgjedhjet që i organizon Qeveria e Kosovës, nënvizoi Jakshiq.

Sipas Jakshiq, që drejton kuvendin paralel të komunave dhe vendbanimeve serbe, Serbia ka arritur këtë kompromis vetëm për shkak të integrimit në BE.

Ideja se Beogradi nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, po bie, pasi Beogradi faktikisht po merr pjesë në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Personalisht, mendoj se Beogradi po mundohet të luajë një lojë, që ta ketë edhe Kosovën, edhe BE-në, por BE, ka bërë presion, ku është thënë qartë se Beogradi nuk mund të ketë edhe Kosovën edhe të integrohet në BE, ndaj duhet të zgjedhë,dhe unë them se Beogradi po vendos që të hyjë në BE, dhe të lëshojë territorin e Kosovës, theksoi më tej nacionalisti nga Mitrovica.

Pak ditë më parë qeveria serbe lajmëroi se vendimi për shpërbërjen e administratave paralele erdhi për shkaqe financiare.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, mohoi që qeveria serbe po shuan qeveritë lokale, duke sqaruar se Beogradi synon sipas tij një strategji tjetër për të zgjidhur problemet në mënyrë më efikase, gjë që për serbët nacionalistë kjo nuk duket të jetë pritur aspak mirë.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›