E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjedhjet e lira të 28 qershorit, dëshmia që çoi Shqipërinë drejt integrimit

Tiranë, 28 qershor, NOA Një vit nga zgjedhjet e qershorit 2009, Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se ishin pikërisht këto zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat përcaktuan vendimet e rëndësishme të BE, për marrjen e statusit të vendit kandidat vjet si dhe për vendimet e këtij viti që shënuan edhe miratimin e rezolutës së PE-së, për heqjen e vizave.

Në 28 qershor, të vitit 2009, shqiptarët zhvilluan zgjedhjet më të mira në tërë historinë e pluralizmit. Atë ditë në këtë vend u administruan zgjedhjet më të mira, për të cilat OSBE dhe ODHIR deklaruan njëzëri se u plotësuan zotimet e qeverisë ndaj standardeve evropiane, ku qytetarët shqiptarë votuan dhe zgjodhën me votën e tyre të lirë, deklaroi kryeministri Berisha.

Kreu i mazhorancës, theksoi se këto zgjedhje ishin ndër zgjedhjet më të kushtueshme në historinë e vendit, pasi investimi i bërë për përdorimin e teknologjisë më të lartë, për realizimin e dokumenteve të identifikimit për procesin e votimit, dhe teknologjia e lartë në procesin e numërimit të votave i kushtuan shqiptarëve mëse 40 milion euro, një gjë kjo e domosdoshme nënvizoi Berisha, pasi i shërbyen qëllimit kryesor, arritjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku rezultati ishte aspekti dytësor.

Duke evidentuar krizën politike të shfaqur pas tyre, kreu i qeverisë tha se pavarësisht zhurmës së nga opozita dhe qëllimet e saj, nuk pati asnjë shqiptar të humbur, sepse ishin këto zgjedhje ato që përcaktuan vendimet më të mëdha në historinë e këtij vendi nga qershori i viti të shkuar deri në këtë fundqershor.

Pa karakterin e lirë të këtyre zgjedhjeve, pa dëshminë se nuk pati provë për numërime të parregullta, unë ju garantoj ju, se asnjë nga vendimet e marra gjer më sot nuk do të merrej për Shqipërinë, pasi ishin pikërisht këto zgjedhje që bënë të mundur marrjen e vendimeve më të mëdha për shqiptarët, përdrejt procesit të integrimit në BE, projekti më madhor i vendit, nënvizoi kryeministri Sali Berisha.

Duke iu referuar vendimeve të marra nga vendet e Europës, ai për statusin e kandidatit vjet, dorëzimi i pyetësorit, vendimi për liberalizimin e vizave, kryeministri rishtas theksoi se ishin pikërisht zgjedhjet dëshmia që ndërkombëtarëve u shërbeu për të vendosur unanimisht për procesin integrues të Shqipërisë në Evropë.

Sipas Berishës, ky vit shënon edhe 20 vjetorin e rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri, që ai e quajte rënien e murit të Berlinit për shqiptarët.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›