E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e Kosovës lypin garanci se do të jenë qytetarë të Serbisë

Ish – sekretari shtetëror në ish - Ministrinë për Kosovën Oliver Ivanoviq ka deklaruar se “serbët në Kosovë kërkojnë garanci se do të jenë qytetarë të Serbisë. Ata kërkojnë edhe garanci se do të kenë siguri politike dhe perspektivë ekonomike, e këtë mund ta sigurojë qeveria jonë në Beograd”.

"Nëse këtë nuk na e garanton Qeveria jonë, askush tjetër nuk mund të japë garanci të mjaftueshme të mira sepse serbët në Kosovë nuk i besojnë as Prishtinës dhe as Brukselit ", ka thënë Ivanoviq për tv Palma plus.

Ai thekson se “Qeveria nuk do ta ndryshojë Marrëveshjen, sepse ajo punon dhe flet në emër të 7 milionë banorëve të këtij vendi pa marrë para sysh se sa ne serbët (e Kosovës) jemi politikisht të rëndësishëm, Qeveria thjesht nuk do të lejojë që ne të ndryshojmë atë që ajo ka parafuar, është pajtuar për të, e ka konfirmuar në Parlament dhe për të ka marrë përkrahje.

Me tërheqje nga Marrëveshja, Qeveria do ta humbiste kredibilitetin në opinionin ndërkombëtar e vendor dhe një Qeveri e tillë nuk do të na duhej e serbët me këtë do të habisnin shumë, ka thënë Ivanoviq.

Sipas fjalëve të tij, popullin serb në Kosovë do ta qetësonte garancia se do të kenë shtetësi serbe, se nuk o të kenë letërnjoftime të Republikës së Kosovës dhe se në dokumentet e veta nuk do të kenë vula të Republikës së Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›