Pengohet fjalimi i Daçiqit

Kryeminsitri i Serbisë Ivica Daçiq mezi ia doli të mbajë fjalimin te kisha e Shën Gjorgjit në Oplenc, ku sot u varrosën mbetjet mortore të katër anëtarëve të familjes Karagjorgjeviq, pasi që masa e tubuar prej disa mijëra vetash fishkëlloi gjatë tërë kohës së fjalimit të tij, njofton Blic.
Daçiq, pas fjalimit të patriarkut Irinej u përpoq të mbante fjalim, por masa e tubuar e pengoi me këmbëngulje me klithma dhe me fishkëllima./Indeksonline/