Serbët e Kosovës nisen me autobusë për të votuar

Sot mbahen në Serbi zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë serbë që do të kenë mundësi të votojnë.
Në këto zgjedhje, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë. Aktualisht serbët e veriut po nisen drejt Serbisë me transport të organizuar, por nga disa komuna ata do të udhëtojnë edhe me automjetet e tyre.
Mbrëmë u raportua se në Shillovë të Gjilanit, grupe serbësh pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.