Serbët e Kosovës përgatisin referendum më 15 shkurt

Serbët e veriut të Kosovës janë shprehur kundër marrëveshjes për lirinë e lëvizjes në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut ndësa kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë referendum në lidhje me këtë çështje.
Në takimin mes kreut lokal të serbëve në Mitrovicën e veriut Radenko Nedeljkoviç dhe bashkiakëve të katër komunave në veri është vendosur të mbahet një referendum për të pyetur qytetarët nëse pranojnë institucionet shqiptare të Kosovës apo jo.
Ata deklaruan se referendumi do të mbahet më 15 shkurt, që përkon me një ditë mjaft simbolike për Serbinë.