Serbët e Mitrovicës kundërshtojnë rivendosjen e pikave doganore
Qindra
qytetarë serbë të Kosovës kanë protestuar sot kundër "rivendosjes së
pikave doganore" që lidhin Kosovën me Serbinë. Ditë më parë, doganierë
të Misionit të Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë në
Kosovë, kanë filluar regjistrimin e mallrave në këto dy pika kufitare
të cilat nuk kanë funksionuar që nga 19 shkurti, kur ato u dogjën nga
protestuesit serbë të zemëruar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas
policisë, protestat e mbajtura në tri pjesë të ndryshme në veri të
Mitrovicës, në Leposaviq e Zubin Potok, kanë kaluar të qeta.
Përfaqësues të serbëve thanë ndërkaq se ky është vetëm fillimi i
veprimeve për të kundërshtuar vendosjen e pikave doganore në atë pjesë.
Policia vlerëson se situata në pjesën veriore të Mitrovicës mbetet e qete, pavarësisht incidenteve të herëpashershme që shënohen në atë pjesë të Kosovës. //mm//