Serbet e Vllaznise denojne ngjarjen e Italise

Gasper MARKU - Kuqeblute e ketij sezoni kane ne perberjen e tyre nje larmi nacionalitetesh. Ka nga Mali i Zi sic eshte trajneri Mojash Radonjic qe me vete ka sjelle edhe portjerin Miroslav Vujadinovic mbrojtesit Blazhe Rajevic e Daniel Jumic per te vijuar me kosovaret Ilir Nallbani e Liridon Kukaj si dhe serbet Vladimir Jasic e Marko Jovanovic. Ngjarjet e diteve te fundit ne Itali ku gjate problemeve te krijuara nga tifozeria serbe ne ndeshjen Itali-Serbi u dogj edhe flamuri shqiptar nuk kane kaluar pa u komentuar edhe ne kampin kuqeblu.
Ajo qe vlen te permentet eshte fakti qe dyshja e futbollisteve serbe qe luajne per Vllaznine Vladimir Jasic e Marko Jovanovic eshte distancuar hapur ndaj veprimeve te tifozeve te skuadres se tyre kombetare.
Normalisht qe ndiehemi shume shume keq dhe teper te indinjuar ndaj ngjarjes ne fjale dhe atyre personave qe mund ta kene bere kete gje u shprehen dyshja Jasic-Jovanovic ne pamjen e te cileve dukej qarte nje fare indinjimi ndaj imazheve qe kane ndjekur permes televizorit. Por normalisht ato persona nuk perfaqesojne Serbine ato jane njerez qe nuk kane as familje nuk dine se cfar eshte sporti nuk dine se cfare eshte politika thjeshte bejne ne mendjen e tyre duke mos pasur asnje prapa. Prandaj nje ngjarje e tille na ka indinjuar shume dhe ndiehemi keq ndaj ketij veprimi vijojne ato duke u distancuar plotesisht nga ngjarja ne fjale.
Ato e denojne kete ngjarje si teper e rende teper e keqe ndaj edhe shtojneSerbia nuk ka absolutisht asgje te keqe me Shqiperine por keto jane nje grup huliganesh nje grup qe vetem per gjera te keqija mendojne per te prishur pune gje qe na indinjon jo vetem ne futbollisteve serb qe luajme per Vllaznine por edhe te bashkeatdhetareve te tjere qe luajne me skuadrat e tjera ne kampionatin shqiptar.
Nderkohe duke iu referuar aktivizimit te tyre me Vllznine ato theksojne se ne perpara se te vinim ketu nuk kemi dite asgje se si eshte Shqiperia dhe se ku do te vinim te luanim por tashme qe jemi stabilizuar mund te themi se jemi ambientuar me se miri duke e ndjere veten komod ne te gjithte drejtimet..
Konsiderata e tyre pozitive per Shkodren dhe Shqiperine shkon deri aty sa shprehenMund te themi 100 perqind se na duket vetja si shqiptar duke luajte ketu pasi jemi ambientuar krejtesisht me ambjentin shkodran. Njerezit na dojne dhe na respektojne dhe parandaj ne vjen shume keq per keto gjera qe ndodhin por qe shpresojme qe te githe ta kuptojne se ato tifoze te paket huligane nuk perfaqesojne Serbine.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 15 Tetor 2010