E Diel, 1 Nëntor 2026

Valsi i bankinave iken dhe Stavri Nica

Humbja e trete ne shtate jave e kur ne ka mbetur edhe 26 te tjera ne loje por per trajnerin e Lacit te mirenjohurin Stavri Nica do te thote mjaft.

Durrsaku heroi qe sezonin e kaluar i coi lacjanet per here te pare ne Ligen e Europes - u eliminuan nga Dnepr Mogiljev i Bjellorusise 1-1 1-7 - i paraqiti doreheqjen presidentit te klubit bardhezi Pashk Laska menjehere pas deshtimit 3-1 ndaj Kastriotit.

Valsi i bankinave ne Superlige funksionon me ritme te nxehta pasi Stavri Nica eshte trajneri i peste qe e leshon bankinen ne shtate javet e para.

Trajneri Stavri Nica grumbulloi 10 pike ne 7 jave duke pasur kete bilanc 3 fitore me Shkumbinin 2-0 Elbasanin 1-0 dhe Bylisin 1 barazim me Teuten 0-0 dhe 3 humbje me Vllaznine 2-1 Tiranen 2-0 dhe Kastriotin 3-1

Panorama e shkarkimeve apo doreheqjeve nisi qysh ne javen e dyte me Mirel Josen te Shkumbini i zevendesuar nga Agim Canaj per te vazhduar me pas ne javen e trete me Ilir Spahiun te Bylisi i zevendesuar nga maqedonasi Nikola Ilievski.

Shpetim Duro te Besa dha doreheqjen pas javes se 5-te i zevendesuar nga Perparim Daiu. Sulejman Starova te Tirana drejtoi vetem 6 jave dhe u zevendesua nga Nevil Dede ky i fundit do te debutoje te henen kunder Dinamos kryesuese ne derbin e vetem te kryeqytetit.

Ne fakt sindroma e doreheqjeve dhe shkarkimeve eshte nje semundje kronike e futbollit shqiptar boll te kujtojme se sezonin e kaluar u kryen 32 levizje trajneresh ku rekordin e mbajti Tirana me pese teknike qe drejtuan ndeshjet e bardhebluve.

SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE

Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java e 3-te.

Bylisi Ilir Spahiu nga java 1-3 Meto java e 4-t Nikola Ilievski nga java 5-te.

Besa Shpetim Duro nga java 1-4 Perparim Daiu nga java e 5-te

Tirana Sulejman Starova nga java 1-6 Nevil Dede nga java e 7-te.

Laci Stavri Nica nga java 1-7.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 15 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›