E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet heqin pjeserisht barrikadat ne veri te Kosoves

Perfaqesuesit e serbeve ne veriun e Kosoves filluan sot ne mengjes zbatimin e nje plani per zhbllokimin e pjesshem te rrugeve ne ate zone. Ata thane se sipas ketij plani qe u eshte dorezuar edhe forcave paqeruajtese te NATO-s do te lejohet levizja e lire e trupave te KFOR-it ne njeren ane te rrugeve veriore. Sipas tyre ky plan pason kerkesen e presidentit te Serbise Boris Tadic per te mundesuar levizjen e lire te misioneve nderkombetare. Por ata thane se per levizjen e trupave te Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit do te kete diskutime te tjera dhe se nje gje e tille do te kushtezohet me garancite qe ata te mos transportojne doganieret dhe policine kufitare te Kosoves per ne vendkalimet kufitare me Serbine.

Tashme jane mbushur tre muaj qe kur serbet kane ngritur barrikada ne kundershtim te vendosjes se personelit shqiptare te doganave ne vendkalimet me Serbine.

Zyrtare te forcave paqeruajtese thane se menjanimi i pjesshem i barrikadave eshte veprim i mire por ngulin kembe per menjanimin e plote te barrikadave dhe vendosjen e plote te lirise se levizjes ne veri per te gjithe. Edhe KFOR-i edhe EULEX-i hedhin poshte cdo kushtezim per kete ceshtje.

Forcat e NATO-s filluan javen e kaluar nje aksion per zhbllokimin e rrugeve qe cojne drejt vendkalimeve kufitare me Serbine. Mbi 20 veta pesuan plage te lehta gjate perplasjeve me protestuesit serbe te cilet nuk pajtohen me shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne veri.

Situata aktuale ne veriun e Kosoves ishte teme debatesh te rrepta ne Parlamentin e Kosoves ku kryeministri Hashim Thaci ishte thirrur ne interpelance me nismen e levizjes Vetevendosje e cila e vlereson situaten ne veri me te keqe sesa ne vitin 1999. Levizja Vetevendosje kerkoi llogari per gjendjen ne veriun e Kosoves jo vetem pas veprimeve te fundit per vendosjen e doganiereve dhe policise kufitare ne ate zone por qe nga viti 1999.

Kryeministri Thaci tha se fajtor kryesor per mosvenien nen kontroll te veriut ne te kaluaren dhe mungesen e sundimit te ligjit ne ate pjese ishte administrata e Misionit te Kombeve te Bashkuara qe sipas tij nuk zbatoi mandatin per vendosjen e sundimit te ligjit dhe beri ndarjen de facto te serbeve ndaj bashkesive te tjera ne Kosove.

Ai beri thirrje per mirekuptim dhe bashkim te subjekteve politike kundruall ceshtjes se veriut te Kosoves.

Levizja Vetevendosje kerkon qe institucionet e rendit te Kosoves te angazhohen vete ne heqjen e barrikadave ne veri te nderpriten bisedimet me Serbine dhe te shpallen te pavlefshme e te pazbatueshme marreveshjet qe jane arritur deri tash ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian hodhi me 12 tetor propozimin qe Serbise ti jepet statusi i vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian por perparimi ne bisedimet me Prishtinen eshte vene si kusht per fillimin e bisedimeve per anetaresim te Serbise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›